Klinika Care & Hair Fix, e themeluar nga Fehim Haliti, vazhdon të sjellë inovacione në fushën e transplantimit të flokëve, duke ofruar për herë të parë në rajon metodën më të avancuar – ROBOTIC DHI.
Pas vetëm 10 ditësh nga ndërhyrja me këtë teknikë, njëra nga pacientet e klinikës ka shfaqur rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar efikasitetin dhe sigurinë e teknologjisë.
Sipas ekspertëve të Care & Hair Fix, ROBOTIC DHI siguron:
Në këtë fazë të hershme të rikuperimit, skalpi është i qetë, folikulat janë të vendosur me saktësi dhe procesi po kalon pa komplikime. Rezultatet e para fillojnë të vërehen nga muaji i tretë, ndërsa transformimi i plotë estetik dhe funksional realizohet brenda 12 muajve.

Një nga risitë më të preferuara, sidomos nga femrat, është ROBOTIC Long Hair DHI, e cila mundëson transplantimin e flokëve pa pasur nevojë për rruarje totale. Kjo metodë ruan pamjen dhe komoditetin estetik gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.
“Jemi krenarë që jemi të vetmit në rajon që ofrojmë këtë teknologji të avancuar. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë pacientëve tanë rezultate sa më natyrale dhe një proces sa më komod e pa dhimbje”, ka deklaruar pronari i klinikës, Fehim Haliti.
Me pajisjet dhe teknikat më moderne, Care & Hair Fix po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga klinikat më të kërkuara në Ballkan për transplantimin e flokëve dhe trajtimet estetike.

© SYRI.net