Një atak në zemër, i njohur ndryshe si infarkt miokardi, ndodh kur një arterie që furnizon zemrën me gjak bllokohet, duke i ndërprerë kështu oksigjenin muskulit të zemrës. Kur rrjedhja e gjakut ndalet, qelizat e zemrës fillojnë të vdesin dhe një pjesë e muskulit dëmtohet përherë.
Në Francë, çdo vit regjistrohen rreth 100,000 raste të atakeve në zemër, prej të cilave 12,000 përfundojnë me vdekje.
Pavarësisht perceptimit të zakonshëm, ataku në zemër nuk është vetëm një sëmundje ‘mashkullore’.
Siç thekson Fondacioni Cœur & Recherche, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes tek gratë në Francë.
Statistikat janë shqetësuese:
-Gratë që pinë duhan kanë një rrezik 25% më të lartë për të pësuar atak në zemër.
-Të prekurit nga diabeti përballen me një rrezik 50% më të lartë.
Simptomat mashtruese që ndodh kryesisht tek gratë
Zakonisht, një atak në zemër shfaqet me dhimbje në kraharor, një ndjenjë presioni apo shtrëngimi, që mund të përhapet drejt nofullës, krahut ose shpinës.
Megjithatë, tek gratë, simptomat shpesh janë më të zbehta, më mashtruese dhe jo gjithmonë të lidhura me dhimbjen në gjoks. Në vend të saj, ato mund të përjetojnë:
-Dobësi të menjëhershme ose ndjesi të fikëti
-Vështirësi në frymëmarrje
-Lodhje të pashpjegueshme
-Shpim gjilpërash apo parehati në krahun e majtë
Këto shenja zgjasin më shumë se pesë minuta dhe nuk qetësohen me pushim, dallueshëm nga simptomat e gjendjeve më të lehta.
Dhimbja e barkut ose përzierja, një shenjë shpesh e nënvlerësuar
Një simptomë e veçantë që shpesh injorohet, veçanërisht tek gratë, është dhimbja në stomak e shoqëruar me të përziera. Kardiologu amerikan Dr. Chris Kelly, në një intervistë për MSN, thekson se këto shenja janë veçanërisht alarmante pas moshës 50 vjeç, sidomos tek gratë me histori të faktorëve të rrezikut kardiovaskular.
Sipas tij, dhimbja në bark shpesh shfaqet papritur dhe shoqërohet me ndjesi të fortë për të vjella, edhe kur pacienti është në qetësi.
“Nëse përjetoni këto simptoma, mos i injoroni. Shkoni menjëherë në urgjencë dhe informoni mjekët për mundësinë e një ataku në zemër”, këshillon Dr. Kelly. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net