Ruajtja e hidratimit është jetike për funksionimin e mirë të trupit, veçanërisht gjatë muajve të verës dhe kur temperaturat rriten. Megjithatë, kalimi i orëve të gjata në plazh, ngrënia jashtë ose pirja e alkoolit gjatë pushimeve shpesh mund të çojë në dehidratim.
Kastravecat: Ato përmbajnë afërsisht 95% ujë, janë të pasura me vitamina B dhe C dhe minerale si kaliumi dhe magnezi.
Selino: Është e pasur me vitaminë K, kalium dhe fibra.
Marule: Ka mbi 90% ujë, është e pasur me vitamina A dhe K dhe acid folik.
Kungulleshka: Kungulleshka përbëhet nga 94% ujë dhe përmban vitaminë C dhe mangan.
Portokaj: Përveç ujit (rreth 86%), portokallet janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë.
Kos: Kosi njihet për përmbajtjen e proteinave dhe probiotikëve, por përmban edhe sasi të konsiderueshme uji.
Speca: Specat përmbajnë rreth 92% ujë dhe janë të pasura me vitamina A dhe C.
Domatet: Ato përmbajnë rreth 95% ujë, janë të pasura me vitamina A dhe C dhe përmbajnë antioksidantë si likopeni.
© SYRI.net