Sipas ekspertëve të zemrës, disa ushqime që konsumohen rregullisht mund të përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin kardiovaskular, duke vepruar si ‘bomba me sahat’ për kolesterolin.
Kardiologu Dr. Lome ka identifikuar tri grupet kryesore ushqimore që ndikojnë negativisht në rritjen e kolesterolit të keq (LDL), duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Tri ushqimet me më ndikim sipas Dr. Lome:
Mishrat e përpunuar: Si salçiçet dhe sallami, janë të pasura me yndyrna të ngopura dhe kolesterol dietik. ‘Janë nga më të dëmshmet për zemrën’, thotë ai.
Mishi i kuq: I njohur për përmbajtjen e lartë të yndyrnave të ngopura, mishi i kuq lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kolesterolit LDL në gjak.
Vezët: Edhe pse të pasura me proteina, të verdhat e vezëve përmbajnë sasi të larta kolesteroli. ‘Vezët janë një bombë e vërtetë për kolesterolin’, vëren Dr. Lome.
Por a janë vezët vërtet kaq të rrezikshme?
Studime të fundit kanë sjellë pikëpamje të ndryshme. Sipas hulumtimeve të publikuara në Science Direct, vezët, kur konsumohen në kuadër të një diete të balancuar dhe të pasur me fibra, nuk kanë efekte të dëmshme në kolesterol.
Megjithatë, një studim tjetër i Nutrients paralajmëron se konsumi i tepërt afatgjatë i vezëve mund të rrisë raportin LDL/HDL, një tregues i rrezikut kardiovaskular.
Ekspertët nënvizojnë se çelësi qëndron tek balanca dhe mënyra e përgjithshme e të ushqyerit. Ndërsa disa ushqime duhen shmangur, përqendrimi te dieta e shëndetshme dhe e pasur me fibra është vendimtar për ruajtjen e një zemre të fortë. Syri.net-newsbomb.gr.
© SYRI.net