Ishulli Okinawa në Japoni prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetëgjatësisë mbresëlënëse të banorëve të tij. Të moshuarit aty jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe ruajnë shëndetin dhe formën e mirë fizike deri në moshat më të avancuara. Po cili është sekreti i tyre?
Përgjigja qëndron te një perime pothuajse e panjohur për pjesën më të madhe të botës: patatja e ëmbël lejla, ose siç quhet ndryshe në Okinawa, beni imo.
Një perime me histori
Beni imo ka një histori të gjatë në kulturën Okinawane. Për shekuj, ajo ka qenë një ushqim bazë, veçanërisht gjatë kohëve të vështira, si luftërat apo periudhat e urisë, për shkak të lehtësisë së kultivimit dhe qëndrueshmërisë së saj. Dikur konsiderohej ushqim për shtresat më të varfra të shoqërisë, por sot ajo është kthyer në simbol të dietës tradicionale të ishullit dhe pjesë thelbësore e kuzhinës vendase.
Vlerat ushqyese të beni imo
‘Beni imo’ është një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, që nxisin energjinë afatgjatë dhe përmirësojnë tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave. Ajo përmban gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës A, e cila është thelbësore për shikimin, imunitetin dhe funksionet qelizore.
Një nga karakteristikat më të dallueshme është ngjyra e saj vjollcë, e cila vjen nga pigmentet natyrale të quajtura antocianina. Këto substanca kanë fuqi të lartë antioksiduese, që ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, duke ngadalësuar plakjen, reduktuar inflamacionin dhe duke mbrojtur nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës dhe ato neurodegjenerative.
Shkenca pas jetëgjatësisë
Sipas studimeve të fundit, banorët e Okinawnës kanë një nga përqindjet më të ulëta në botë të sëmundjeve kronike, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Kjo lidhet ngushtë me mënyrën e tyre të të ushqyerit, në të cilën mbizotërojnë perimet veçanërisht ‘beni imo’.
Statistikat tregojnë se 58% e kalorive të marra nga dieta Okinawane vijnë nga perimet, një përqindje shtatë herë më e lartë krahasuar me pjesë të tjera të Japonisë. Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, ku karbohidratet merren kryesisht nga orizi i bardhë, në Okinaëa ato plotësohen kryesisht nga patatja e ëmbël lejla.
‘Beni imo’ nuk është thjesht një ushqim është një mënyrë jetese. Një perime e përulur që fshihet pas një prej popullsive më të shëndetshme dhe jetëgjata në botë, duke treguar se ndonjëherë, sekreti për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme fshihet në gjërat më të thjeshta. Syri.net-newsbomb.gr.
© SYRI.net