Çfarë ndodh nëse konsumojmë vetëm fruta për darkë me synimin për të humbur peshë?

Çfarë ndodh nëse konsumojmë vetëm fruta për darkë me synimin për të humbur peshë?

19:30, 09/01/2025

Ngrënia e vetëm frutave për darkë si një metodë për humbje peshe, është bërë mjaft e popullarizuar. Megjithatë, kjo praktikë po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje pasi mund të mos jetë aq efektive sa besohet. Në fakt, ka indikacione se nëse ndiqet rregullisht, mund të ketë efekt të kundërt, duke kontribuar në shtimin e peshës.

Zbatimi i kësaj taktike herë pas here për shembull, pas vakteve të rënda ose kur ndiheni të fryrë mund të jetë një alternativë. Megjithatë, nuk konsiderohet zgjidhja më e mirë për një vakt mbrëmjeje, pasi vetëm frutat nuk ofrojnë të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme dhe as ndjenjën e ngopjes.

“Ngrënia e frutave vetëm për darkë mund të çojë në marrjen e pamjaftueshme të ushqyesve të tjerë thelbësorë, si proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme, të cilat janë të rëndësishme për ngopjen dhe. funksionimin e mirë të organizmit. Mungesa e këtyre lëndëve ushqyese mund të çojë në rritjen e urisë ditën tjetër.” tha dietologia Sandra Lordén Álvarez.

Frutat për organizmin tonë, kontribuojnë vetëm në furnizimin e glukozës.

“Frutat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, por gjithashtu përmbajnë sheqerna natyrale që mund të ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak. Kur hani vetëm fruta për darkë, veçanërisht në sasi të mëdha, mund të përjetoni një rritje të konsiderueshme të glukozës në gjak (veçanërisht nëse zgjidhni fruta me një indeks të lartë glicemik)” thotë një instruktor palestre, Lorden Alvarez.

Megjithatë, nëse doni të humbni peshë , darkat me proteina janë zakonisht një alternativë sepse, siç thotë Dr. Leo Cerrud. Kapërcimi i darkës nuk është një opsion (as kur bëhet fjalë për humbje peshe). Megjithatë, këshillohet që të mblidhni shumicën e lëndëve ushqyese gjatë ditës dhe të shmangni ushqimin e rëndë vonë natën. Syri.net- bovary.gr

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco