Pas moshës 40-vjeç, duhet të filloni të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj.
Mjeku, Amir Khan, i këshillon të gjithë ata që arrijnë këtë moshë të blejnë një matës presioni të gjakut , diçka që ata ia rekomandojnë edhe kujtdo që ka një histori familjare të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nga mosha.
Shumë njerëz kanë tension të lartë dhe nuk e dinë këtë. Kjo e bën hipertensionin të konsiderohet një vrasës i heshtur.
Fatkeqësisht, presioni i lartë i gjakut i padiagnostikuar ose i kontrolluar keq rrit rrezikun e sulmeve në zemër, goditjeve në tru, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të syve dhe problemeve të tjera.
Kjo do të thotë se është shumë e rëndësishme të dini vlerat e presionit të gjakut dhe t'i mbani ato në nivele të shëndetshme . Kur kur aparati tregon një vlerë mbi mesataren e zakonshme duhet të merrni direkt mjekim, thotë Khan.
Mjeku, shpjegon se koha më e mirë për të kontrolluar presionin e gjakut është pasi personi të ketë pushuar për 20-30 minuta në një mjedis të relaksuar. Syri.net- newsbomb.gr
© SYRI.net