‘I nxehti ekstrem shkakton stres’, studimi: Ngrohja globale po shton rastet e sëmundjeve kardiovaskulare

‘I nxehti ekstrem shkakton stres’, studimi: Ngrohja globale po shton rastet e sëmundjeve kardiovaskulare

08:15, 22/04/2024

Evropa po përballet gjithnjë e më shumë me periudha të nxehta aq intensive sa trupi i njeriut nuk mund ta përballojë, pasi ndryshimet klimatike vazhdojnë të rrisin temperaturat, thanë të hënën (22 prill) shërbimi i monitorimit të klimës Copernicus i BE-së dhe Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO).

Në një raport mbi klimën e Evropës, Copernicus dhe organizata botërore meteorologjike ËMO vunë në dukje kushtet ekstreme të vitit të kaluar, duke përfshirë një valë të nxehtë të korrikut, e cila  shkaktoi stres të fortë ose ekstrem në  41% të Evropës Jugore.

Nxehtësia ekstreme paraqet rreziqe të veçanta shëndetësore për  ata që punojnë në  natyrë, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë në sëmundje kardiovaskulare dhe nga diabeti.

Në disa pjesë vende të Italisë u shënuan 7% më shumë vdekje se normalja në korrikun e një viti më parë.

Stresi i nxehtësisë mat ndikimin që ka mjedisi në trupin e njeriut, duke kombinuar faktorë si temperatura, lagështia dhe reagimi i trupit.

Qytete të Spanjës, Francës, Italisë dhe Greqisë përjetuan deri në dhjetë ditë stres ekstrem të nxehtësisë në vitin 2023, i përcaktuar si një temperaturë që ndihej sit ë ishte 46 gradë Celsius.

Vdekjet nga nxehtësia janë rritur me rreth 30% në Evropë në 20 vitet e fundit, thuhet në raport.

Agjencia mjedisore e BE-së u kërkoi qeverive muajin e kaluar të përgatisin sistemet e kujdesit shëndetësor për ndryshimet klimatike dhe bëri thirrje për rregulla të BE-së për të mbrojtur punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme nën kushtet e nxehtësisë ekstreme.

Viti i kaluar ishte më i nxehti në botë që nga fillimi i regjistrimeve ndërsa  Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë.

Emetimet e gazeve serrë ishin shkaku më i madh i nxehtësisë së jashtëzakonshme të vitit të kaluar, thuhet në raport. Faktorët duke përfshirë modelin e motit El Nino gjithashtu luajtën një rol.

Nxehtësia nxiti motin ekstrem, duke përfshirë  më pas përmbytje pasi atmosfera më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi.

Përmbytjet në Slloveni vitin e kaluar prekën 1.5 milionë njerëz. Greqia pësoi zjarrin më të madh të regjistruar të BE-së, sa dyfishi I sipërfaqes së Athinës, ndërkohë që akullnajat alpine humbën 10% të vëllimit të tyre gjatë vitit 2022 dhe 2023./a2cnn/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco