A duhet përdorur Sudocream për të trajtuar aknet? Ja ç'thonë ekspertët

A duhet përdorur Sudocream për të trajtuar aknet? Ja ç'thonë ekspertët

13:17, 26/03/2024

Vërdallë nëpër TikTok e në dyqane të ndryshme, mund të kesh parë një krem gri, i cili ka trajtën e një pomade të trashë dhe quhet Sudocream.

Ky krem po përdoret gjerësisht në TikTok, sidomos nga gocat, të cilat po i përdorin për të rindërtuar barrierën e lëkurës (sipas tyre), si dhe për trajtimin e akneve e shenjave të tyre. TikTok-u po e promovon shumë Sudocream, për shkak se kushton shumë pak në krahasim me produkte të tjera të shtrenjta.

Image
 
Por, ç’thonë ekspertët për këtë?
 
Mjekja estetike Dr. Chandni Rajani u shpreh për Popsugar se efektiviteti i Sudocream në trajtimin e akneve është i debatueshëm, pasi kremi i famshmë nuk ka një formulë specifike për trajtimin e akneve.

“Sudocream përmban përbërës si oksidi i zinkut, i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e skuqejes dhe përthithjes së yndyrës së tepërt, por mund të mos jetë aq efektiv në trajtimin e akneve dhe shenjave të tyre. Kremrat dhe serumet që përmbajnë peroksid benzoil dhe acid salicilik janë efektive dhe të krijuara posaçërisht për të eliminuar bakteret që shkaktojnë akne”.

Image

Sudocream është shumë i lavdëruar për përfitimet që sjell në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionin, si dhe për sigurimin e një shtrese mbrojtëse për lëkurën, por sipas Dr. Rajani, duhet të merrni parasysh se ka disa rreziqe të mundshme. “Disa njerëz mund të përjetojnë acarim të lëkurës dhe reaksione të ndryshme alergjike ndaj përbërësve të Sudocrem. Përpos kësaj, përdorimi i Sudocream si një trajtim për aknet, mund të mos jetë aq efektiv sa përdorimi i një trajtimi specifik për aknet.

 ImagePor, ekspertja e bukurisë në “Doctors Cosmeceutical Skincare Formula”, Diane Ackers, ka treguar disa rekomandime për trajtimin e akneve dhe thotë se acidi salicilik dhe niaciamidet këshillohen për trajtimin e akneve. Pra, herës tjetër, kërkoni këta përbërës për kremrat dhe serumet që do të përdorni për të luftuar aknet.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco