OBSH: 36 milionë evropianë kanë pasur Covid të gjatë

OBSH: 36 milionë evropianë kanë pasur Covid të gjatë

19:30, 27/06/2023

Rreth 36 milionë europianë kanë pasur Long Covid në tre vitet e para të pandemisë, respektivisht  një për çdo 30 banorë të Kontinentit të Vjetër. Kështu deklaroi Hans Henri P. Kluge, drejtor i Rajonit Evropian të OBSH-së. Sipas tij do të jetë e vështirë që këta qytetarë t’i kthehen jetës normale.

“Ata vuajnë në heshtje, ndërsa të tjerët shërohen nga Covid. Long Covid mbetet një boshllëk në njohuritë tona, i cili duhet urgjentisht të plotësohet. Derisa të zhvillojmë diagnoza më gjithëpërfshirëse dhe trajtime adekuate për Long Covid, ne nuk do të shërohemi nga pandemia. Ne duhet të zhvillojmë kërkimin dhe të vazhdojmë me vaksina” theksoi Kluge.

Sipas drejtorit të zonës evropiane të OBSH-së, prioriteti duhet të jetë vaksinimi i pjesës së cenueshme të popullsisë, të moshuarve me patologji të tjera dhe imunokompromiseve. “Për këto grupe duhet të sigurojmë një shkallë vaksinimi të paktën 70%. duke përfshirë edhe dozën përforcuese”.

Kluge vuri në dukje se “kjo verë do të jetë e para në më shumë se tre vjet që shumë prej nesh do të jenë në gjendje ta shijojnë pa kërcënimin e rrezikshëm të Covid-19. Ndërsa mund të mos jetë një emergjencë globale e shëndetit publik, Covid-19 nuk është zhdukur. Gati 1000 vdekje të reja nga Covid-19 vazhdojnë të ndodhin në të gjithë rajonin evropian çdo javë”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco