Ekspertët shëndetësorë me paralajmërim për personat që gërrhasin

Ekspertët shëndetësorë me paralajmërim për personat që gërrhasin

21:17, 25/06/2023

Studimi i fundit ka treguar se personat që gërhasin kanë dy herë më shumë gjasa që të pësojnë  infark në tru, sesa ata që flen qetë.

Studiuesit kanë bërë të ditur se studimi i afro 4 mijë e 500 personave, shqyrtoi nëse problemet e gjumit ishin të lidhura me një rrezik të tillë, shkruan The Sun.

“Rezultatet tona sugjerojnë se problemet individuale të gjumit mund të rrisin rrezikun e një goditjeje në tru. Kjo mund të çojë në pesë herë më shumë rrezik për goditje në tru krahasuar me ata që nuk kanë probleme me gjumin”, thotë studimi.

Gjithashtu, edhe një tjetër studim theksoi se problemet specifike të gjumit ndikojnë në rrezikun për infarkt të trurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco