Ëmbësira e preferuar gjatë verës, a janë akulloret të shëndetshme?

Ëmbësira e preferuar gjatë verës, a janë akulloret të shëndetshme?

23:41, 24/06/2023

Në treg ka shumëllojshmëri akulloresh si ato me pak sheqer, ato të pasura me proteina apo edhe akullore pa qumësht.

Akullorja në asnjë mënyrë nuk është ushqim i shëndetshëm, por kjo nuk do të thotë që është gjithmonë e pashëndetshme.

Asnjë njeri nuk duhet të zëvendësojë frutat me akullore, çfarëdolloj qoftë ajo. Të konsumosh një sasi të konsideruar akulloreje në ditë nuk do ta përmirësojë shëndetin tuaj.

Nëse zgjidhni llojet e akulloreve me përbërës më natyralë, atëherë ato janë më të cilësore, megjithatë sërish nuk futen në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme.

Përsa iu përket akulloreve me pak yndyrë dhe kalori, prodhuesit nuk përdorin “magji” për të ulur kaloritë në përbërjen e akulloreve, por përdorin disa ëmbëlsues artificialë për të marrë shijen e dëshiruar.

Por, ka shqetësime në lidhje me ëmbëlsuesit artificialë në akullore, që mund të shtojnë rrezikun e atakut në zemër dhe goditjen në tru.

Ëmbëlsuesit gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, fryrje, gazëra dhe diarre në varësi të ndjeshmërisë të çdo personi.

“Ka prova që ëmbëlsuesit artificialë nuk janë të mirë për shëndetin tonë, sidomos në sasi më të mëdha”, thotë dietologia Julia Zumpano.

Gjithashtu ajo shton se: “përfitimet e akullores nuk duhet të jenë element kryesor në dietën tonë, pranojeni akulloren që është ushqim sa për kënaqësi dhe jo një ushqim i rëndësishëm për shëndetin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco