Zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës: Këto këshilla do t’ju mbajnë të sigurt jashtë

Zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës: Këto këshilla do t’ju mbajnë të sigurt jashtë

21:06, 23/06/2023

Duke qenë se vera tashmë ka filluar, dermatologët i paralajmërojnë ata që kalojnë kohë jashtë të kujdesen për lëkurën e tyre në mënyrë që të mos e rritin rrezikun për melanomë.

Dermatologia e Yorkshire dhe ambasadorja mjekësore e Fondit Melanoma, Elizabeth Blakeway-Manning, ndan mënyrat më të mira për ta mbrojtur shëndetin tuaj.

Zgjedhja e veshjeve është vendimtare

Linja e parë e mbrojtjes kundër diellit duhet të jetë veshja, sepse ajo thith ose bllokon rrezet e dëmshme UV që mund ta parandalojnë kancerin e lëkurës. Njerëzit dueht t’i heqin rrobat e tyre sa më pak të jetë e mundur dhe të mbajnë kapele, sepse skalpi, veshët dhe balli janë zonat ‘më të cenueshme’.

Riaplikoni kremin kundër diellit

Nuk mjafton vetëm të aplikoni në mëngjes një krem ​​që do t’ju mbrojë nga rrezet e diellit. Ekspertët thonë se rekomandohet ripërdorimi i të gjitha llojeve të kremrave kundër diellit çdo dy orë, edhe ato që thonë se duhet të përdoren vetëm një herë në ditë.

Kontrolloni datën në kremin tuaj të diellit

Shumica e kremrave kundër diellit kanë një jetëgjatësi deri në tre vjet. Sa më shpesh të hapet shishja, aq më shumë ka gjasa që mikrobet ta kontaminojnë shishen dhe të bëjnë që cilësia e kremit të bjerë. Prandaj, nuk është ide e keqe të shkruani në paketim kur e keni përdorur për herë të parë, në mënyrë që ata të dinë se sa kohë ka qenë e hapur.

Qëndroni më shumë në hije

Qëndrimi në hije është një mënyrë e mirë për t’i dhënë lëkurës tuaj një pushim nga rrezet UV. Është më mirë të bëni kujdes që të mos digjeni nga ora 11:00 deri në orën 15:00, sepse atëherë rrezatimi është më i fortë. Nëse nuk mund të gjeni hije, rekomandohet të përdorni një ombrellë apo sende të tjera të ngjashme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco