Simptomat e menopauzës nuk janë të njëjta tek asnjë grua

Simptomat e menopauzës nuk janë të njëjta tek asnjë grua

17:58, 11/06/2023

Menopauza është një fazë që e përjetojnë të gjitha gratë dhe shumica e tyre kanë të paktën një simptomë të shkaktuar nga ndryshimët pasi kenë arritur këtë fazë.

Sipas ekspertëve, disa simptoma janë më të rënda e disa më pak dhe sipas tyre disa mund të kenë shumë ndikim në aktivitetet e përditshme.

Ata kanë bërë të ditur edhe se simptomat nuk janë të njëjta tek asnjë grua, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Menopauza, sipas tyre është një periudhë kalimtare kur hormonet po pakësohen dhe kjo nuk shkakton vetëm ndalimin e periodave, por hormonet seksuale veprojnë në të gjithë trupin.

Disa gra nuk e dinë se problemet e tyre, duke filluar nga “mjegulla e trurit” deri te sulmet e panikut, janë shkaktuar nga menopauza,

Gjithashtu, sipas ekspertëve edhe ndryshimi i humorit është një ndër simptomat më të zakonshme të menopauzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco