Meshkujt që shtojnë peshë në moshë kritike janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Meshkujt që shtojnë peshë në moshë kritike janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

14:06, 17/05/2023

Rritja e peshës para se të jeni 30 vjeç rrit rrezikun e kancerit të prostatës, tregojnë studimet.

Burrat që shtojnë vetëm 1 kg në vit nga mosha 17 deri në 29 vjeç kishin një shans 27 për qind më të lartë për të vdekur nga kjo sëmundje, zbuluan studiuesit suedezë.

Të sigurohesh që të ruash kilogramët në moshë madhore mund të jetë “kyçe” për të shmangur sëmundjen vdekjeprurëse, thanë ekspertët.

“Të dish më shumë rreth faktorëve që shkaktojnë kancerin e prostatës është çelësi për parandalimin e tij. Të vetmit faktorë rreziku si rritja e moshës, historia familjare e sëmundjes dhe disa shënues gjenetikë, nuk janë të modifikueshëm. Parandalimi i një rritjeje të mprehtë të peshës te të rinjtë është imperativ për parandalimin e kancerit të prostatës”, tha mjekja Marisa da Silva, nga Universiteti Lund në Malmo.

Kanceri i prostatës është lloji më i zakonshëm i tumorit te meshkujt britanikë, duke vrarë më shumë se 12 mijë në vit.

Studimi, i paraqitur në Kongresin Evropian për Obezitetin në Dublin, gjurmoi 258,477 burra, pesha e të cilëve ishte matur të paktën tre herë midis moshës 17 dhe 60 vjeç, shkruan TheSun.

Ata ishin të gjithë pa kancer kur u regjistruan nga viti 1963 deri në vitin 2014, dhe u ndoqën në vitin 2019 për të parë nëse e kishin zhvilluar sëmundjen.

Rreth 23 mijë e 348 u diagnostikuan me kancer të prostatës, me 4,790 pre tyre që vdiqën nga kjo sëmundje.

Shtimi në peshë para të 30-ave shoqërohej me zhvillimin e sëmundjes dhe vdekjen prej saj.

Studiuesit sugjeruan se një hormon i quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1, i cili është më i lartë te njerëzit mbipeshë, mund të jetë prapa rrezikut në rritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco