Gjakderdhjet e jashtme dhe kujdesi mjekësor

Gjakderdhjet e jashtme dhe kujdesi mjekësor

12:49, 11/04/2023
Ish-drejtori i Emergjencës në ShSKUK, Basri Lenjani ka publikuar një shkrim në lidhje me gjakderdhjet e jashtme dhe kujdesi mjekësor në mjedise parahospitalore, shkruan Syri.net Kosova.

Ai shkruan se gjakderdhja ndodh kur gjaku del nga enët e lënduara: nga arteriet, venat ose kapilarët.

"Mënyra më e mirë për të kontrolluar gjakderdhjen e jashtme është që të aplikoni shtypje drejtpërdrejt në vendin e burimit të gjakderdhjes. Llojet e ndryshme të plagëve mund të kërkojnë teknika të ndryshme për t'u kujdesur për to", shkruan ai.

Për më shumë detaje lexojeni postimin më poshtë:

GJAKDERDHJET E JASHTME DHE KUJDESI MJEKËSOR NË MJEDISE PARAHOSPITALORE
Gjakderdhja ndodh kur gjaku del nga enët e lënduara: nga arteriet, venat ose kapilarët.
Është e rëndësishme të vlerësohet humbja e gjakut sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi humbja e sasive të mëdha të gjakut mund të jetë kërcënuese për jetën e viktimës.
Mënyra më e mirë për të kontrolluar gjakderdhjen e jashtme është që të aplikoni shtypje drejtpërdrejt në vendin e burimit të gjakderdhjes. Llojet e ndryshme të plagëve mund të kërkojnë teknika të ndryshme për t'u kujdesur për to.
Gjatë kontrollit të gjakderdhjes duhet gjithmonë të përpiqeni të përdorni masat paraprake të rekomanduara për të zvogëluar rrezikun e infeksionit të kryqëzuar.
Shenjat dhe simptomat. Humbje të dukshme të gjakut nga një ose nga më shumë plagë; dhimbje në vendin e plagës;
Përveç shenjës së dukshme të Humbje të dukshme të gjakut nga një ose nga më shumë plagë; dhimbje në vendin e plagës; Humbje të dukshme të gjakut nga një ose nga më shumë plagë; dhimbje në vendin e plagës.
Shenjat dhe simptomat e gjakderdhjes së rëndë përfshijnë: puls i dobët dhe i shpejtë, lëkura e zbehtë, e ftohtë dhe e lagur, zbehje, djersitje, frymëmarrje e shpejtë, me gulçim, ahqetësime, mundim me të përziera, etje, dobësi, marramendje ose konfuzion dhe humbje e vetëdijes.
Kujdesi mjekësor dhe ndihma e parë tek gjakderdhjet e jashtme
Ndiqni veprimet e DRSABCD. Thirrni SHME 112!. Indentifikoni me kujdes plagët!
Përcaktoni burimin e gjakderdhjes, vendndodhjen dhe madhësinë e saktë të plagës!
Ndihmoni të sëmurin të shtrihet. Largoni ose prisni rrobat e të lënduarit për të ekspozuar plagën.
Shih me poshtë.
,,S’ka gjë më të bukur se të shpëtosh një jetë njeriu’’
,,Shtoje jetën në ditë e jo ditët në jetë’’
Autori
Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.
Sami Frashëri
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD
Ne Prishtine
Prill
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco