Përfitimet e çajit të gjelbër sipas nutricionistëve

Përfitimet e çajit të gjelbër sipas nutricionistëve

13:00, 09/04/2023

Pas ujit, pija më e konsumuar rreth e qark botës është çaji. Çaji i gjelbër kategorizohet si produkt jo i fermentuar qe vie prej gjetheve të bimës Camellia Sinensis.

Është shijuar me shekuj, ku në të kaluarën është përdorur si ilaç natyral për parandalimin dhe potencialisht shërimin e shumë sëmundjeve.

Për përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër, flet nutricionisti Dion Bardhi.

Sipas tij, përfitimet shëndetësore te çajit të gjelbër janë:

Ndihmon në oksidimin e yndyrës

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës (kur përcillet me deficit kalorik)

   Uljen e oreksit dhe nepseve

   Ju mban të koncentruar

   Ju bën të ndiheni energjik

Veti anti-inflamatore

   Mund të reduktoj rrezikun e sëmundjeve kronike (kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti)

   Parandalon problemet neurologjike

   Forcon sistemin imunitar

Substancat përgjegjëse për këto benefite premtuese kryesisht janë katekinat nga grupi i polifenoleve, kafeina, dhe antioksidantët tjerë.

Katekinat janë substanca polifenolike, të cilat gjinden ne bimë. Lloji më prezent në çajin e gjelbër është Epigallocatechin Gallate (EGCG), ku ky komponim merr shumë vëmendje për impaktin pozitiv që ka në shëndetin tonë.

Kafeina është substancë psikoaktive dhe stimuluese që ndihmon në ngritjen e performancës, fokusit, dhe reduktimin e lodhjes. Gjithashtu është prezente në produkte tjera si kafeja, pijet energjike dhe çokollada e zezë.

Preferohen dy filxhan çaj të gjelbër në ditë, dhe për shkak të përmbajtjes së kafeinës rekomandohet të mos konsumohen para orarit të gjumit. Këshillohet të përcillet me limon për shije më të theksuar dhe më zëvendësues sheqeri (mjalti ose Stevia).

Stili i shëndetshëm i jetesës është faktor i pashmangshëm, i cili duhet të praktikohet bashkangjitur me konsumin e çajit të gjelbër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco