Të gjitha vajzat e dyshojnë, por a ndikon vërtet seksi në përshpejtimin e periodave?

Të gjitha vajzat e dyshojnë, por a ndikon vërtet seksi në përshpejtimin e periodave?

10:18, 31/01/2023

Thuajse për të gjitha vajzat dhe gratë, ekziston ideja se seksi përshpejton deri diku ardhjen e periodave. Një prej arsyeve për këtë është gjakderdhja pas ose gjatë seksit dhe ky kombinim i seksit, gjakut dhe datës suaj të ardhshme të periodave mund t’ju konfuzojë. Por ja tek po jua themi; e vetmja mënyrë sesi seksi ndikon te periodat, është nëse mbeteni shtatzënë.

Teksa shumë prej jush mund të jeni thuajse të bindura se marrëdhëniet seksuale mund të ndikojnë në procesin e menstruacioneve, e paskeni pasur gabim. Sipas ekspertëve të shëndetit, seksi nuk ka asnjë lidhje me ardhjen më shpejt të periodave tuaja.

Në shumë raste, edhe nëse diçka e tillë ju ka ndodhur, mund të ketë qenë rastësi ose ju thjesht keni kryer marrëdhënie në fillimin e ditës së parë të menstruacioneve. Kendra Segura, mjeke gjinekologe, thotë se seksi mund ta bëjë të duket sikur menstruacionet po ju vijnë më shpejt, veçanërisht nëse keni gjak të vjetër në mitër që nuk është shkarkuar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco