Cilin frut duhet ta konsumoni këtë dimër?

Cilin frut duhet ta konsumoni këtë dimër?

13:51, 09/12/2022

Këtë dimër nuk duhet të humbisni përfitimet e mahnitshme shëndetësore që mund t'ju ofrojë portokalli. Gjatë stinës së dimrit, portokalli është një frut i zakonshëm që mund ta gjeni pothuajse kudo.

Portokalli është një frut dimëror me shumë vitamina dhe lëndë ushqyese. Jo vetëm i shijshëm, por edhe me shumë të mira të tjera shëndetësore. Portokallet janë një nga burimet më të mira të vitaminës C. Shtimi i portokalleve në dietën tuaj mund t'ju ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, normalizimin e sheqerit në gjak, shëndetin e zemrës dhe shumë të tjera.

Këto janë disa arsye pse duhet të shtoni portokallin në dietën tuaj dimërore.

1. Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse po përpiqeni të humbni peshë këtë dimër, atëherë portokallet duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj. Portokallet kanë përmbajtje të lartë uji që i bën ato të mira për humbje peshe. Portokalli, gjithashtu përmban fibra të cilat mund t'ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe parandalojnë konsumimin e kalorive shtesë. Portokallet janë gjithashtu një opsion i shkëlqyeshëm me pak kalori për t’i konsumuar në mbrëmje.

2. Mund t'ju ndihmojë të menaxhoni nivelet e sheqerit në gjak

Shumica e njerëzve besojnë se diabetikët nuk mund të hanë fruta. Por rekomandohet të hani fruta në sasi të kufizuar. Portokalli mund t'ju ndihmojë të menaxhoni në mënyrë efektive nivelet e sheqerit në gjak. Portokallet gjithashtu përmbajnë fibra që e bëjnë atë të mirë për diabetin.

3. Përmirëson shëndetin e lëkurës

Ju mund të keni parë praninë e ekstraktit të portokallit në shumicën e produkteve të bukurisë. Portokalli është i mbushur me vitaminë C që e bën atë jashtëzakonisht të mirë për shëndetin e lëkurës. Shtimi i portokallit në dietën tuaj do të përmirësojë shëndetin e lëkurës. Ju gjithashtu mund të aplikoni një maskë të përgatitur me lëkurë portokalli për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

4. Përmirëson shëndetin e zemrës

Portokallet janë të mirë edhe për shëndetin e zemrës. Fibrat, kaliumi, vitamina C dhe kolina (është një lëndë ushqyese thelbësore) të pranishme tek portokallet mbrojnë shëndetin e zemrës. Shtimi i portokalleve në dietën tuaj me ndryshime të tjera të nevojshme diete dhe stili të jetesës mund t'ju ndihmojë të kontrolloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Prania e kaliumit në portokall mund t'ju ndihmojë gjithashtu të kontrolloni presionin e lartë të gjakut. Përktheu Syri net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco