Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm

Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm

08:22, 18/08/2022

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm ideja e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo? Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet, ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.

A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën tetë orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli “fillimi i mbarë, gjysma e punës”.

Pesë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes
Do të hidratoheni
Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.
Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 për qind.

Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat

Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco