6 mënyra si të shmangni djersitjen e tepërt në verë

6 mënyra si të shmangni djersitjen e tepërt në verë

12:40, 19/05/2022

Djersa luan një funksion të rëndësishëm në trupin tonë, duke rregulluar temperaturën e trupit, kur ai nxehet së tepërmi. Megjithatë, ka njerëz të cilët djersitin më shumë se të tjerët dhe kjo gjë mund të shkaktojë siklet në shumë raste. Ka disa mënyra që mund t'ju ndihmojnë të reduktoni djersitjen e tepërt.

 

Përdorni antidjersë

Emri i thotë të gjitha, por mos e ngatërroni me deodorantin! Ndryshe nga deodoranti, antidjersa nuk heq vetëm erën, por përmban jone alumini që ndalojnë prodhimin e djersës. Për të marrë rezultate më të mira, këshillohet që antidjersën ta përdorni gjatë natës.

 

Përdorni veshje të përbëra nga fibrat natyrale

Veshjet me fibra natyrale si pambuku ose liri dhe pak të lirshme, janë më të përshtatshmet nëse djersitni shumë. Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk e lënë lëkurën të marrë frymë, madje priren të vijnë më shumë erë.

 

Përpiquni të qëndroni të qetë

Kur jeni të nervozuar, mund të jetë e vështirë të ndaloni djersitjen. Mënyra më e mirë është të qetësoheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse mundeni, bëni një dush të ftohtë ose provoni të vendosni këmbët në ujë me akull.

 

Reduktoni sasinë e kripës

Kur konsumoni shumë kripë, trupi do të përpiqet ta eliminojë atë përmes djersitjes.

 

Reduktoni ushqimet pikante dhe pijet e nxehta

Trupi juaj reagon ndaj kapsaicinës tek ushqimet pikante duke djersitur. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet dhe pijet me temperaturë të nxehtë.

 

Shmangni kafeinën dhe alkoolin

Kafeina stimulon sistemin tuaj nervor, i cili i aktivizon gjëndrat e djersës. Ndërsa alkooli shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, kështu që ju bën të ndiheni më të nxehtë fizikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco