Banana përmban një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese

Banana përmban një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese

12:52, 16/10/2021
Banania është një nga frutat më popullore në botë, shumë e pëlqyer jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Ky frut përmban një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese, duke përfshirë kaliumin, vitaminat B6 dhe C, fibra, antioksidantë të ndryshëm si dhe ka shumë pak yndyrë e proteina.
Një banane mesatare (120 gr) ka 105 kalori, 90% e të cilave janë karbohidrate. Kur fruti piqet, niseshteja që përmban kthehet në sheqer. Bananet e papjekura (jeshile) përmbajnë shumë niseshte (përfshi niseshtenë rezistente) ndërsa ato të pjekura (të verdha) kanë kryesisht sheqer.
Fibrat mund të kontribuojë në humbjen e peshës duke rritur ndjenjën e ngopjes dhe reduktimin e oreksit. Megjithatë, përmbajtja e lartë e karbohidrateve e bën të papërshtatshme për ta përfshirë në një dietë të varfër me karbohidrate.
Janë të pasura me kalium, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Bananet janë një burim i mirë i magnezit, një mineral që përfshihet në një sërë procesesh fiziologjike që ndodhin në trupin tonë. Magnezi mund të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Niseshteja dhe pektina rezistente që ato përmbajnë nxisin funksionimin normal të sistemit tretës dhe ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Konsumi i moderuar i tyre nuk duhet të rrisë ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak. Megjithatë, diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj frutave plotësisht të pjekura.
Bananet nuk duket se na kërcënojnë me ndonjë efekt negativ të njohur shëndetësor, por ato mund të shkaktojnë reaksion alergjik te personat që janë të ndjeshëm ndaj lateksit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco