Kjo është bima që i jep fund rënies së flokut (RECETA)

Kjo është bima që i jep fund rënies së flokut (RECETA)

15:25, 01/07/2021

Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve.Rozmarina siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët, ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita. Rozmarina ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim. Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, por në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.Kjo përzierje është shumë e lehtë, prandaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco