Omega 3 ndihmon në lehtësimin e migrenës

Omega 3 ndihmon në lehtësimin e migrenës

14:12, 01/07/2021

Obligimet ditore dhe jeta e shpejtë moderne shpesh herë na krijon stres e dhimbje koke.

Mirëpo a e dini se çfarë duhet të hani që të lehtësoni dhimbjen e migrenës?

Konsumimi i peshkut me vaj dhe arra mund të lehtësojë dhimbjen e rëndë të kokës, thotë një studimi.

Studiuesit zbuluan se personat me dhimbje koke të vazhdueshme ndjenin më pak dhimbje kur në dietën e tyre përdornin dietë me shumë peshk vajor si salmon dhe ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore.

Studimi thotë se një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë të paktën dy pjesë të peshkut në javë, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv

Studimi, i botuar në British Medical Journal, zbuloi se pjesëmarrësit që hanin më shumë Omega-3 kishin dhimbje koke më pak të forta dhe më të shkurtra.

Derisa, studimet e mëparshme kanë sugjeruar se acidet yndyrore si Omega 3 shoqërohen me efekte të zvogëlimit të dhimbjes, ndërsa acidet yndyrore Omega 6 mund të përkeqësojnë dhimbjen.

Hulumtimi i ri përfshiu 182 persona, kryesisht gra të reja, të cilat përjetuan migrenë midis pesë dhe 20 ditëve në muaj.

Acidi yndyror si Omega 6 është një lloj yndyre shumë të pangopur që gjenden në vajrat bimorë, arrat dhe farat.

Pjesëmarrësve iu siguruan formulime vaji dhe gjalpi dhe ushqime proteinike, përfshirë peshqit, të nevojshëm për të arritur caqet e acidit yndyror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco