94% e të gjithë njerëzve e kanë këtë sëmundje mendore dhe nuk e dinë

94% e të gjithë njerëzve e kanë këtë sëmundje mendore dhe nuk e dinë

10:31, 27/01/2021

Të gjithë e kemi dëgjuar termin OCD, por çfarë është ajo saktësisht?

 

ODC ose përndryshe çrregullimi obesesiv-kompulsiv është një sëmundje mendore që shkakton mendime të padëshiruara të përsëritshme, sensacione(obsesione) ose nevojën për të bërë një veprim përsëri vazhdimisht (kompulsion), shkruan lajmi.net.

OCD nuk është zakon, si p.sh. kafshimi i thonjve ose mendimet negative. Mendimet obsesive përfshijnë p.sh. nëse keni një mendim se numra ose ngjyra specifike janë “të mira” ose “të këqija”.

Një zakon kompulsiv gjithashtu mund të jetë nëse ju vazhdimisht e ndjeni nevojën të lani duart shtatë herë pasi keni prekur diçka që mund të jetë e pistë. Edhe nëse ju përpiqeni të mos i mendoni këto gjëra, iu duket sikur nuk mund ta ndaloni.

Të gjithë kanë zakone ose mendime të përsëritshme. Njerëzit me OCD kanë mendime dhe zakone që:

  • Iu marrin thuajse një orë në ditë
  • Nuk mund ti kontrollojnë
  • Nuk janë diçka që ata e shijojnë
  • Ndërhyjnë me punën, jetën sociale apo një pjesë tjetër të jetës

Llojet e OCD dhe simptomat

OCD ka shumë forma por shumica e rasteve bien në një prej këtyre katër kategorive gjenerale:

Kontrollimi: i kontrolloni vazhdimisht dyert, sistemin e alarmit, furrën, dritat ose mendoni se keni një gjendje mjekësore si shtatzënia ose skizofrenia, shkruan lajmi.net.

Kontaminimi: frika e vazhdueshme se gjësendet mund të jenë të pista ose kompulsioni që të pastroni. Gjithashtu ka edhe raste që mendoni se po trajtoheni si “mbeturinë”.

 

Simetria dhe renditja: keni nevojë të keni çdo gjë të radhitur në një rend të caktuar. Çdo gjë duhet të jetë simetrike, ose e ndarë në bazë të ngjyrës, formës, numrit etj.

Brenga dhe mendime të bezdisshme: kjo ka të bëjë plotësisht me mendimet. Nuk mund të kontrolloni disa mendime shumë shqetësuese dhe të dhunshme.

Obsesionet dhe kompusionet

Shumë njerëz që kanë OCD e dinë se mendimet dhe zakonet e tyre nuk kanë kuptim. Nuk i bëjnë sepse i shijojnë, por sepse nuk dinë si ta lënë pas këtë veprim. Edhe nëse ndalojnë do të ndjehen aq keq sa kanë nevojë të nisin përsëri.

Mendimet obsesive mund të përfshijnë:

  • Shqetësimin e vazhdueshëm se ju ose dikush tjetër mund të lëndohet
  • Jeni shumë të vetëdijshëm për frymëmarrjen, mbylljen e syve ose sensacione të tjera fizike
  • Dyshimi se partneri është duke iu tradhtuar, pa ndonjë arsye se pse ta besoni këtë, transmeton lajmi.net.

Zakonet kompulsive përfshijnë

  • Bërja e veprimeve në një rend të caktuar çdo herë, ose ta përsërisni disa herë për një numër “të mirë” të herëve
  • Nevoja për të numëruar gjëra, si p.sh. hapat ose shishet
  • Frika nga prekja e dorezave të dorës, tualeteve publike ose shtrëngimi i duarve

Shkaktarët e OCD

Nuk është zbuluar akoma një arsye e saktë pse njerëzit krijojnë OCD, mirëpo ka disa faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre:

  • Nëse prindi, vëllai/motra ose fëmija ka OCD
  • Ndryshimet fizike në pjesë të caktuara të trurit
  • Depresioni, ankthi ose tikat
  • Trauma
  • Dhuna fizike ose seksuale në fëmijëri

OCD nuk ka trajtim, ajo vetëm mund të zbutet me psikoterapi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco