Lëngu më lëkurë limoni për trejte të mirë

Lëngu më lëkurë limoni për trejte të mirë

17:39, 02/12/2020

Duke sikur disa ushqime “bien rëndë në stomak” e për pasojë keni probleme me tretjen, ndiheni të fryrë apo të irrituar.

Të gjithë të paktën një herë në jetë kemi ndjerë ndonjë dhimbje stomaku, shkruan “AgroWeb”.

Më të zakonshmet janë ato që fillojnë menjëherë pasi keni konsumuar një vakt të rëndë e të mbushur me kalori.

Duket sikur disa ushqime “bien rëndë në stomak” e për pasojë keni probleme me tretjen, ndiheni të fryrë apo të irrituar.

Si fillim nëse vuani nga këto probleme hiqni dorë menjëherë nga alkooli apo kafeina pasi do të ngacmojnë stomakun.

Kjo gjendje mund të ndikojë lehtësisht në jetën tuaj të përditshme, ndaj në këtë artikull do ju tregojmë një nga mënyrat më të lehta për të larguar dhimbjet e stomakut.

Mund ta quani ujë detoks, tretës apo një medikament të mirëfilltë për nga efekti i menjëhershëm me të cilin vepron në trupin tuaj.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes me vetëm 2 përbërës.

Përbërësit

400 ml ujë

Lëkura e një limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij uji si fillim qëroni lani mirë lëkurën e një limoni.

Qërojeni atë me kujdes dhe lëkurën lëreni mënjanë, kur ta bëni këtë proces bëni kujdes që ta prini hollë lëkurën duke mos marrë pjesën e bardhë që ndodhet në brendësi.

Më pas në një tigan të thellë apo në një tenxhere shtoni ujin bashkë me lëkurat dhe vendoseni të ziejë për 10 minuta në zjarr mesatar, transmeton lajmi.net.

Kur uji të ketë marrë ngjyrë të verdhë nga limoni, hiqeni nga zjarri dhe me kujdes kullojeni të gjithë përbërjen dhe hidhni lëkurat e limonit.

Më pas uji juaj që ju ndihmon në tretje të mirë është gati për ta konsumuar.

Duhet ta pini menjëherë të nxehtë në formën e një çaji për veprim më të mirë në stomak.

Sipas dëshirës gjatë zierjes mund të shtoni dhe 1 gjethe dafine për t’i dhënë më shumë aromë pijes tuaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco