Ia la nëna trashëgimi apartamentin, gruaja franceze u habit çka gjeti në bodrum

Ia la nëna trashëgimi apartamentin, gruaja franceze u habit çka gjeti në bodrum

15:02, 01/10/2020

Trashëgimtarja e një apartamenti në lagjen elegante në Paris u befasua kur në bodrumin e kësaj trashëgimie  gjeti një valixhe me më shumë se 500 mijë euro

Gruaja emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kishte dëshirë të shiste apartamentin që e trashëgoi nga e ëma dhe kishte kontaktuar agjencinë e patundshmërive që të vlerësoj pronën.

Përfaqësuesi i agjencisë pas vizitës së apartamentit kishte tentuar të hynte në bodrum dhe kishte hasur në dyer të mbyllura.

Pronarja kishte thyer derën dhe u befasuan me çka gjetën brenda, një valixhe plot me para, më shumë se 500 mijë euro.

“Ende po numërojmë paratë. Ka në mes të 500 mijë deri në 600 mijë euro në kartëmonedha prej 500, 100 e 50 euro” sipas policisë franceze.

Prokuroria në Paris ka nisur hetimet rreth falsifikimit dhe shpëlarjes së parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco