Apple dhe T-Mobile janë nën sulm për shkak të një defekti sigurie që lejoi të panjohurit të kenë akses në mesazhe private dhe telefonata me kamera.
Një akt-akuzë kundër tyre u dërgua në gjyqin e Neë York ditën e hënë.
Në të dy firmat akuzohen se vunë në rrezik privatësinë e klientëve.
Akuza është bërë ndaj një problemi të zbuluar fillimisht në 2011, ku telefonat Apple u kërkonin përdoruesëve aktivizimin e një Apple ID të lidhur me kartën e T-Mobile edhe kur ata ndërronin numrat.
Kjo u jepte mundësinë pronarëve të rinj të numrave të kishin akses në llogarinë e të tjerëve.
Pavarësisht se kjo u zbulua në 2011, ende prek disa përdorues.
© SYRI.net