Udhëtime virtuale relaksuese, terapi dhe joga online, si bota u mësua të bëjë çdo gjë pa lënë shtëpinë

Udhëtime virtuale relaksuese, terapi dhe joga online, si bota u mësua të bëjë çdo gjë pa lënë shtëpinë

12:40, 25/05/2020

Koronavirusi na ka detyruar të heqim dorë nga shumë aktivitete, të cilat më parë i kishim të nevojshme.

Teksa sallonet e bukurisë, libraritë, galeritë dhe palestrat janë mbyllur, teknologjia na ofron një alternativë për t’ zëvendësuar.

Njerëzit kanë shkuar aq larg sa kanë krijuar edhe ‘udhëtime’ relaksuese.

Një prej tyre është ai që ofron rezorti ‘Mexico’s Grand Velas Resorts’. Stafi i tij ka filmuar video ku i mëson klientëve sit ë bëjnë zumba, të relaksohen me anë të meditimit, të gatuajnë ushqime të shëndetshme dhe të ‘arrijnë paqe shpirtërore’.

Paketa të tjera ofrojnë një orë ushtrimesh mëngjesi, mësime mbi lumturinë, terapi arti, joga dhe terapi muzike.

Të gjitha klasat janë online ose të regjistruara më parë. Disa prej tyre janë falas, ndërsa të tjera kërkojnë një pagesë fillestare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco