Shkencëtarët zbulojnë gjurmë të koronavirusit te sperma

Shkencëtarët zbulojnë gjurmë të koronavirusit te sperma

17:52, 07/05/2020

Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes seksit.

Kështu druhen ekspertët, pasi kanë zbuluar infeksionin në spermën e meshkujve të shëruar nga sëmundja.

Shkencëtarët në Kinë kanë analizuar spermën e 38 meshkujve të testuar pozitivë për Covid-19.

Sipas Daily Mail, një në gjashtë prej tyre kishte gjurmë të koronavirusit në spermë, përfshi edhe ata që nuk ishin më të sëmurë.

Ekspertët thonë se kjo gjetje nuk është befasuese pasi viruse të tilla si Zika dhe Ebola janë gjetur në spermën e të infektuarve.

Studimi kinez nuk thotë nëse virusi transmetohet përmes seksit apo sa gjatë mund të jetojë në spermë. Por duket se ky studim është një sugjerim që të kemi kujdes me seksin gjatë kësaj kohe, shkruan gazeta.

Deri tani është thënë se seksi nuk e përhap infeksionin. Madje një studim i para disa ditëve zbuloi se nuk është gjetur asnjë gjurmë koronavirusi te sperma e të infektuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco