Në shtëpinë e Juventus vijon të jetë e nxehtë çështja e së ardhmes së sulmuesit Dušan Vlahović, me negociatat për rinovimin e kontratës që kanë përfunduar pa marrëveshje.
Sipas raportimeve, gjatë diskutimeve për pagën e re, Vlahović ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar debat në klub, duke krahasuar situatën e tij me afrimin e ri, Jonathan David.
“Pse duhet të paguhem njësoj si Jonathan David?”, mësohet të ketë thënë sulmuesi serb gjatë bisedimeve, në prani edhe të familjarëve të tij.
Kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagimin e drejtuesve bardhezinj, të cilët kanë kthyer përgjigje të prerë, duke e lidhur çështjen edhe me një tjetër talent të skuadrës.
“Sinqerisht, mendoni se meritoni më shumë se Kenan Yıldız?”, ka qenë reagimi i drejtuesve të Juventusit, sipas mediave italiane.
Ky debat ka thelluar më tej krizën mes palëve, me raportet që flasin për një ndarje gjithnjë e më të mundshme në fund të sezonit.
Vlahović është pjesë e Juventusit që nga viti 2022, ku ka regjistruar 68 gola në 168 ndeshje, por klubi vlerëson se performanca e tij nuk ka qenë në nivelin e investimit të madh financiar të bërë për transferimin e tij.
Tashmë, e ardhmja e tij në Torino mbetet seriozisht në dyshim, me bisedimet për rinovim që duket se kanë hyrë në një fazë të bllokuar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: