Spanja merr lajmin e keq nga Barcelona, Fermin rrezikon Botërorin

Spanja merr lajmin e keq nga Barcelona, Fermin rrezikon Botërorin

18:37, 18/05/2026

Fermin rrezikon të humbasë Kupën e Botës 2026 për shkak të një dëmtimi në metatarsalin e pestë të këmbës së djathtë. Analizat e kryera ndaj sulmuesit të Barcelonës gjatë ditës së sotme kanë evidentuar një thyerje në atë pjesë të këmbës duke shpjeguar dhimbjet që kishte lojtari gjatë ditëve të fundit.

Për të rikthyer gjendjen si më parë lojtarit i duhet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të rikuperonte frakturën.

Por periudha e rikuperimit pritet të jetë 6-8 javë dhe me shumë mundësi do të detyrojë lojtarit të heqë dorë nga Botërori 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco