Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

21:18, 14/05/2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një mesazh urimi për Federatën e Futbollit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pranimit të saj në organizatën më të madhe të futbollit botëror.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Infantino ka vlerësuar progresin që futbolli kosovar ka bërë gjatë dhjetë viteve të fundit, duke theksuar se sporti në Kosovë ka njohur zhvillim të madh dhe ka frymëzuar shumë të rinj.

“Urime Federatës së Futbollit të Kosovës për 10-vjetorin si anëtare e FIFA-s. Në këta dhjetë vjet, futbolli në Kosovë është rritur vazhdimisht dhe ka frymëzuar shumë futbollistë të rinj dhe tifozë”, ka shkruar kreu i FIFA-s.

Infantino ka nënvizuar gjithashtu se FIFA do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e futbollit në Kosovë edhe në të ardhmen. Në mesazhin e tij ai ka kujtuar edhe kontributin e ish-presidentit legjendar të FFK-së, Fadil Vokrri, duke vlerësuar punën që nisi nën drejtimin e tij.

Sipas Infantinos, rruga e zhvillimit të futbollit kosovar po vazhdon sot nën udhëheqjen e presidentit aktual të FFK-së, Agim Ademi, dhe stafit të tij.

“FIFA mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e futbollit në Kosovë, një proces që nisi nën drejtimin e Fadil Vokrrit dhe vazhdon edhe sot nga Agim Ademi dhe ekipi i tij”, thuhet në mesazhin e Infantinos.

Kosova u pranua zyrtarisht në FIFA në vitin 2016, duke shënuar një moment historik për sportin kosovar dhe duke i hapur rrugën pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco