Al-Nassr i Ronaldos pëson humbje pas 20 fitoreve radhazi

Al-Nassr i Ronaldos pëson humbje pas 20 fitoreve radhazi

22:32, 03/05/2026

Pas një ecurie të jashtëzakonshme, Al-Nassr ka pësuar një humbje të papritur 3-1 në transfertë ndaj Al-Qadsiah, duke i dhënë fund serisë prej 20 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e drejtuar në fushë nga Cristiano Ronaldo hasi vështirësi që në fillim, ndërsa vendasit treguan vendosmëri dhe organizim më të mirë gjatë gjithë sfidës.

Goli i vetëm për Al-Nassr erdhi nga João në minutën e 40-të, që vendosi përkohësisht baraspeshën në 1-1.

Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, të cilët realizuan edhe dy herë të tjera, duke vulosur një fitore të merituar.

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për Ronaldon dhe shokët e tij, të cilët nuk arritën të imponojnë lojën e zakonshme.

Kjo disfatë vjen në një moment delikat të sezonit dhe rrezikon objektivin madhor të klubit: titullin kampion.

Edhe pse Al-Nassr kryeson renditjen me 79 pikë pas 31 javësh, diferenca prej 5 pikësh ndaj Al-Hilal nuk është e sigurt, duke qenë se ndjekësit kanë një ndeshje më pak.

Presioni tashmë rritet ndjeshëm për Al-Nassr, që në ndeshjen e radhës do të përballet me Al-Shabab.

Një reagim i menjëhershëm duket i domosdoshëm për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit dhe për të mos lejuar që një sezon i shkëlqyer të zbehet në momentet vendimtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco