Kane ka shënuar tashmë 50 gola: sa larg janë Messi dhe CR7 dhe sa ndeshje i mbeten për t’i kaluar

Kane ka shënuar tashmë 50 gola: sa larg janë Messi dhe CR7 dhe sa ndeshje i mbeten për t’i kaluar

18:31, 17/04/2026

Harry Kane po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke arritur tashmë në kuotën e 50 golave në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi anglez ka realizuar 31 gola në 26 ndeshje të Bundesligës, 12 gola në 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 6 gola në 4 ndeshje të Kupës së Gjermanisë, si dhe një gol në Superkupën e Gjermanisë. Këto shifra u vulosën edhe me golin e tij ndaj Real Madridit në çerekfinalet e Champions-it, duke konfirmuar një sezon historik në aspektin personal.

Kane po udhëheq garën për “Këpucën e Artë” dhe po mban një ritëm më të lartë se kurrë më parë në karrierë. Megjithatë, ai synon edhe rekordet historike të golave në një sezon të vetëm, ku dominimi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mbetet ende i pathyer.

Bayern Munich ka të paktën 8 ndeshje të garantuara deri në fund të sezonit, me mundësi për më shumë në varësi të ecurisë në Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. Për të thyer rekordin absolut të Lionel Messit (73 gola në sezonin 2011/12), Kane do të duhet të shënojë të paktën edhe 23 gola të tjerë. Ndërsa për të arritur në podiumin historik, do t’i mjaftonin edhe 11 gola të tjerë.

Top 5 golashënuesit në një sezon të vetëm:

  • Lionel Messi – 73 gola (2011/12, Barcelona)
  • Romario – 66 gola (2000, Vasco da Gama)
  • Cristiano Ronaldo – 61 gola (2014/15, Real Madrid)
  • Cristiano Ronaldo – 60 gola (2011/12, Real Madrid)
  • Lionel Messi – 60 gola (2012/13, Barcelona)

Në renditjen për “Këpucën e Artë”, Kane kryeson me 62 pikë, i ndjekur nga Kylian Mbappé me 46 dhe Erling Haaland me 44.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco