Sezon i ngarkuar me ndeshje, Ancelotti projekton pushime të veçanta për futbollistët e vet

Sezon i ngarkuar me ndeshje, Ancelotti projekton pushime të veçanta për futbollistët e vet

13:42, 17/08/2024

Sezoni 2024-2025 paraqet një sprovë për futbollistët, e pa ekspozuar kaq shumë më parë. Qoftë në nivel fizik apo mendor, lojtarët përballen me një skenar shkatërrues për shkak të grumbullimit të ndeshjeve dhe stresit, që kjo sjell.

Real Madridi e nisi sezonin e ri më 14 gusht, me Superkupën e Europës, dhe mund ta përfundojë më 13 korrik 2025, me finalen e Kupës së Botës për Klube.

Ancelotti shpjegoi në konferencë për shtyp se skuadra e tij po përgatitet për një sezon që nuk ka asnjë lidhje me të mëparshmit. Kjo çon në gjëra të ndryshme, por Carlo e ka një plan.

“Ne nuk po mendojmë për 2025-2026, mund të fillojë më herët për shkak të Kupës së Botës, por jemi të fokusuar në këtë sezon. Lojtarët duhet të pushojnë, ata kanë nevojë për pushime. Ne po mendojmë t’u japim pushime individuale lojtarëve. Një lojtar mund të mos luajë për një javë dhe të shkojë të pushojë me familjen e tyre, veçanërisht ndërkombëtarët, të cilët nuk kanë një ditë të vetme pushimi. Ne po e vlerësojmë këtë me ekipin mjekësor dhe përgatitësit fizikë”.

Dhe në çfarë përkthehet kjo? Ancelotti dha një shembull shumë të qartë: “Nëse Vinicius shkon me Brazilin për të luajtur dy ndeshje, në kthim ai merr katër ose pesë ditë pushim. Nuk është se nuk do të jetë në ndeshjen tjetër, por nuk do të jetë në dinamikën e ekipit. Është e vetmja mënyrë që të bëni atë që dëshironi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco