Nga Erion Dasho.
U uroj me gjithë zemër dy mundësve çeçenë/dagestanas që përfaqësojnë Shqipërinë fitore dhe medalje. Fitoret e mundshme të tyre do të bëjnë që Shqipëria të mos jetë më një nga dy vendet e vetme europiane që nuk kanë fituar asnjë medalje olimpike.
Vetëm se turpin për përfaqësimin më jodinjitoz në një olimpiadë nga ana e sportistëve të lindur dhe stërvitur në Shqipëri, nuk mund ta lajnë medaljet e Dudajevit dhe Valijevit.
Kjo nuk vjen nga paaftësia e djemve dhe vajzave shqiptare! Përkundrazi! Kjo vjen sepse përfaqësimi olimpik është një fushë ku kërkohet qëndrueshmëri, vizion afatgjatë dhe investim i vazhdueshëm, tipare këto që mungojnë totalisht në qeverisjen talibaneske të rilindjes.
Rilindësit shkatërruan sportin tonë kombëtar, peshëngritjen dhe për herë të parë shqiptarët nuk përfaqësohen me një peshëngritës në Olimpiadë.
Rilindësit nuk mbështetën notarët tanë të talentuar, madje (sipas miqve të mi të shumtë në botën e notit shqiptar) edhe ftesat olimpike u alokuan bazuar në nepotizëm dhe favoritizëm.
Atletja Gega për gjithë karrierën e vet u stërvit në kushte të papërshtatshme dhe nuk arriti asnjëherë të ndihej e plotësuar se shprehu gjithë potencialin e saj në një garë.
Borat!
Mos u mburr me medaljet e mundshme të mundësve tanë të natyralizuar, por lër profesionistët të bëjnë punën e tyre dhe të hedhin bazat e olimpistëve shqiptarë. Le të kemi më mirë medaljet tona pas 8 apo 12 vjetësh dhe të mos kënaqemi sot me miellin rus hua...
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: