Festa e algjerianëve: Khelif, krenaria e të gjitha femrave

Festa e algjerianëve: Khelif, krenaria e të gjitha femrave

16:43, 10/08/2024

 

Mbështetja për Khelif në finalen e boksit të femrave ishte e jashtëzakonshme në tribuna. Në arenën e krijuar në Roland Garros, ishin të pranishëm të paktën 4 mijë tifozë nga Algjeria.

Entuziazmi për boksieren e vendit të tyre ishte i pabesueshëm, edhe sepse Khelif është e para në histori që i jep Algjerisë medalje olimpike në boks dhe e para që fiton medalje ari në Olimpiadë prej vitit 1996.

Sa herë që Khelif godiste kundërshtaren, tifozët brohorisnin, ndërsa festa ishte e kuptueshme në momentin kur gjyqtarët e shpallën fituese.

Sipas të pranishmëve në tribuna për finalen e boksit “Khelif është krenaria e të gjitha femrave”. Një mesazh ky për të gjithë ata që e akuzuan boksieren se nuk është femër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco