Maratona e meshkujve me finish emocionues, atleti nga Etiopia merr të artën me rekord olimpik

Maratona e meshkujve me finish emocionues, atleti nga Etiopia merr të artën me rekord olimpik

11:17, 10/08/2024

Tamirat Tola i Etiopisë merr medalje të artë në rrugët e Parisit pasi përshkroi 42.195 km me kohën 2:06:26.

32-vjeçari ishte protagonist absolut i një gare fantastike, e cila u zhvilluar me një terren të vështirë pasi në kilometrin e 28-të maratonomakëve u duhej që të bënin llogaritë me një malore me një diznivel rreth 13%.

Tola arriti që të mbante një ritëm të mirë gjatë të gjithë garës por në metrat e fundit iu desh që të luftonte fort për të artën me belgun Bashir Abdi, i cili kaloi finishin me kohën 2:06:47.

Në vendin e tretë, medalja e bronztë i shkoi Kenias me Benson Kipruto, i cili përshkroi distancën e me kohën 2:07:00.

Gara ishte mjaft e vështirë për dy herë kampionin olimpik të maratonës Eliud Kipchoge, i cili u dorëzua dhe hoqi dorë nga ëndrra për të bërë “tris” të artash në olimpiada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco