Drita e Gjilanit u mposht pasditen e sotme me rezultatin minimal 1-0 ndaj letonezëve të Auda, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit që do të vendoset pas 1 jave në Kosovë.
Skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani, bëri një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme, por pa mundur të gjente rrjetën.
Një gol i evitueshëm i minutës së 8-të, i realizuar nga goditja e dënimit nga mbrojtësi Tavares i shkaktoi humbjen skuadrës kosovare, që do të tentojë përmbysjen në duelin e kthimit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: