Festuan me ‘Gjibraltari është Spanjë’, UEFA merr vendimin për dyshen Morata-Rodri

Festuan me ‘Gjibraltari është Spanjë’, UEFA merr vendimin për dyshen Morata-Rodri

13:41, 07/08/2024

Thirrjet nga Rodrigo Hernandez dhe Alvaro Morata në lidhje me Gjibraltarin gjatë festimit të titullit të fituar në Europianin e fundit do të kenë pasoja.

Konkretisht, të dy do të duhet të kryejnë pezullimin me nga një ndeshje, siç njoftoi vetë UEFA këtë të mërkurë.

Konkretisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka përcaktuar marrjen e masave përkatëse, të shpjeguara në këtë deklaratë: “Dy lojtarët pezullohen për mospërputhje me parimet e përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së denjë, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të një natyre josportive dhe diskreditimin e sportit të futbollit, UEFA-s në veçanti”.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale treguan dyshen duke brohoritur: “Është spanjoll, Gjibraltari është spanjoll”. Referenca e tyre ishte për zonën në majën jugore të gadishullit iberik, që është territor britanik.

Shoqata e Futbollit të Gjibraltarit (FA) paraqiti një ankesë pranë organit drejtues të futbollit europian UEFA, duke përmendur sjelljen “jashtëzakonisht provokuese dhe fyese” gjatë festimeve të suksesit në “Euro 2024”, një ditë pas fitores 2-1 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Berlinit.

Morata dhe Rodri tani nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e Spanjës në “Nations League” kundër Serbisë, më 5 shtator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco