Pasi mposhti Manchester City-n dhe Realin e Madridit, Milani, me trajner Paulo Fonsecan, iu imponua edhe Barcelonës, të cilën e mundi me penallti (4-3), pas barazimit (2-2) në kohën e rregullt, në një ndeshje përgatitore të zhvilluar në SHBA.
Kuqezinjtë kryesuan 2-0 pas 15 minutash, falë golave të Luka Jovic (10′) dhe Pulisic (15′), ndërsa në minutën e 22-të Robert Lewandowski shkurtoi diferencën në 2-1.
Në pjesën e dytë, sulmuesi polak realizoi të dytin personal dhe riktheu baraspeshën në rezultat.
Ndeshja u mbyll në ekuilibër të plotë dhe në goditjet e penalltive lojtarët e Milanit u shfaqën më të saktë, duke triumfuar 4-3.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: