Lojërat Olimpike/ Puthi vullnetaren, arrestohet babai i sportistes që fitoi medalje të artë

Lojërat Olimpike/ Puthi vullnetaren, arrestohet babai i sportistes që fitoi medalje të artë

15:50, 03/08/2024

Babai i fitueses së medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është arrestuar në kryeqytetin francez, i akuzuar “për sulm të dyshuar seksual” ndaj një vullnetareje në Olimpiadë.

Barbara Matiç e Kroacisë festoi një të artë historike në kategorinë 70 kg të xhudos për femra të mërkurën, 31 korrik. 29-vjeçarja fitoi medaljen e parë të artë të vendit të saj në “Paris 2024”, duke mundur në finale gjermanen Miriam Butkereit me “waza-ari”.

Por atmosferën e fitores për kampionen kroate ia prishi i ati, pasi një vullnetare e ngarkuar me uljen e spektatorëve në zonën e “Arena Champs de Mars” bëri një ankesë në polici për veprimet e babait të xhudistes.

Vullnetarja 24-vjeçare pretendon se është puthur me forcë në buzë nga babai i Barbara Matiç, pas fitores së që xhudistja kroate shënoi në fazën çerekfinale.

Raportohet se vajza kishte tentuar ta largonte dhe se ishte “tronditur” nga sjellja e babait të Matiçit, duke vendosur ta denoncojë menjëherë pas kësaj ngjarjeje.

Mediat franceze bëjnë me dije gjithashtu se babai në xhudistes është ndalur dhe se ndodhet në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco