Notarja sllovake shfaq probleme pas garës, i vendosin maskë oksigjeni dhe e nxjerrin me barelë

Notarja sllovake shfaq probleme pas garës, i vendosin maskë oksigjeni dhe e nxjerrin me barelë

16:29, 02/08/2024

Notarja sllovake Tamara Potocka u rrëzua sot pas përfundimit të një gare noti në Lojërat Olimpike, duke lënë spektatorët në Qendrën e Ujit në Paris të tronditur, ndërsa ajo u nxor me nxitim me një barelë.

21-vjeçarja garoi në një seri të stilit të përzier individual për femra në 200 metra në orën 10:30 të mëngjesit dhe doli nga pishina duke u renditur e shtata, duke humbur kualifikimin për raundet e mëvonshme.

Ajo u pa të ulej pranë pishinës për disa sekonda në një gjendje të dukshme shqetësimi, ndërkohë që tetë notarë të tjerë u rreshtuan për serinë e ardhshme, përpara se të binte mbrapsht.

Organizatorët kuptuan se diçka nuk ishte në rregull dhe shtynë garën e ardhshme ndërsa stafi mjekësor mbërriti në vendngjarje.

Mjekët i vendosën shpejt një maskë oksigjeni në fytyrën e të resë sllovake, e cila ishte e palëvizshme, përpara se ta ngarkonin me kujdes në një barelë dhe ta nxirrnin me ngut nga arena La Defense.

Momentalisht, nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco