Mesfushori i Milanit: Fonseka ka sjellë ndryshime

Mesfushori i Milanit: Fonseka ka sjellë ndryshime

16:33, 01/08/2024

Junus Musah, pas angazhimeve të tij me kombëtaren në Kupën e Amerikës, pati edhe disa ditë pushime dhe iu bashkua grupit kuqezi direkt për turin në Shtetet e Bashkuara.

Mesfushori kuqezi foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Realin e Madridit e në vijim edhe deklarata e tij.

Çfarë ka ndryshuar me Fonsekën?

Mendoj se u kthyem nga pushimi fizikisht dhe mendërisht. Pra, ne po përpiqemi të mësojmë nga stafi dhe trajneri, mendoj se është shumë herët për të thënë se si është atmosfera kur ju mbaroni një sezon dhe bëni një pushim dhe pastaj ktheheni.

Si ndiheni?

Ndihem sërish i emocionuar, pavarësisht se kemi një trajner të ri, do ta kemi gjithmonë atë ndjenjë tani në dhomat e zhveshjes, të gjithë janë të motivuar dhe energjikë.

Sivjet grupi ka përfshirë disa lojtarë të rinj si Liberali dhe Kamarda…

Kam disa ditë që stërvitem me ta dhe po bëjnë mirë. Më kujtohet kur ishte parasezon i parë në ekipin e parë dhe unë isha i emocionuar për të treguar se çfarë mund të bëja, kështu që jam i sigurt se ata duan të bëjnë të njëjtën gjë.

Mund të na flisni për marrëdhënien tuaj me Pulisiçin?

Kishim një raport të mirë, edhe para se të luanim së bashku në Milan. Tani që luajmë te Milani dhe në kombëtar e shihemi kaq shpesh, sigurisht që kemi zhvilluar një lidhje më të mirë brenda dhe jashtë fushës. Kemi bërë të mundur që marrëdhënia të rritet së bashku me ne.

Keni edhe disa miqësore përpara nisjes së sezonit zyrtar. Jeni gati?

Po punoj fort dhe shpresoj të luaj për të gjetur ritmin e duhur dhe të përgatitem për sezonin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco