Lionel Messi i është bashkuar listës së “Beats by Dre” si ambasador zyrtar i markës një vit pasi u kishte dhuruar të gjithë shokëve të tij kufje rozë të personalizuara.
Pak më shumë se një vit më parë, Messi u largua nga Paris Saint-Germain dhe iu bashkua Inter Miami duke refuzuar disa oferta fitimprurëse nga Arabia Saudite.
Pas mbërritjes së tij në skuadrën e Major League Soccer, ai i dha secilit prej shokëve të tij një palë kufje të personalizuara rozë dhe të zeza “Beats by Dre” për të përfaqësuar ngjyrën e fanellës së klubit.
Tani, ai do të paraqitet në fushatat e marketingut të markës së njohur, duke promovuar linjën e saj.
Fituesi i Kupës së Botës dhe legjenda e futbollit tha pasi nënshkroi zyrtarisht me “Beats By Dre”: “Është një nder të bashkohem me familjen Beats. Muzika është një pjesë e madhe e rutinës sime para ndeshjeve dhe Beats ka qenë gjithmonë në krye të bashkimit të muzikës dhe sportit së bashku”.
Kjo është marrëveshja e parë që Beats bën me një lojtar të MLS që kur marka njoftoi marrëveshjen e saj me kampionatin amerikan si partneri i saj zyrtar në fillim të këtij viti.
Pavarësisht se është në vitet e fundit të karrierës së tij, 37-vjeçari është ende një tërheqje masive për sportin dhe jashtë tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: