Merr fund pas 70 vjetësh dinastia Maldini te Milani

Merr fund pas 70 vjetësh dinastia Maldini te Milani

17:36, 31/07/2024

Një histori që nisi në vitin 1954 dhe përfundon tani, në vitin 2024.

Pas 70 vjetësh histori, emri Maldini nuk do të jetë më i pranishëm në stafin e Milanit.

Daniel Maldini, anëtari i fundit i familjes, u largua përfundimisht nga kuqezinjtë për t’iu bashkuar Monzas.

Dinastia Maldini në Milano filloi me Cesaren, në vitin e largët 1954.

Si lojtar, patriarku i familjes luajti 390 ndeshje për italianët, midis viteve 1954 dhe 1966.

Më vonë u kthye si trajner, në dy raste. E para midis 1972 dhe 1974 dhe e dyta në 2001.

Maldini i dytë që veshi fanellën kuqezi të klubit ishte ai që pati ndikimin më të madh te skuadra e Milanit.

Paolo Maldini kaloi të gjithë rininë e tij në këtë klub dhe bëri debutimin për ekipin e parë në vitin 1985.

Më pas kaloi 25 vite radhazi si lojtar kuqezi, shumë prej të cilave si kapiten dhe figura kryesore e Milanit.

Në total, luajti 902 ndeshje, ku fitoi 25 tituj mbresëlënës. Ai u tërhoq në vitin 2009, në moshën 41-vjeçare, por u kthye në klub në vitin 2018, në postin e drejtorit sportiv, të cilin e mbajti deri në vitin 2023.

Anëtari i tretë dhe i fundit i familjes Maldini, që përfaqësoi kolosin italian, ishte Danieli.

Më pak i suksesshëm se babai i tij, Paolo, dhe gjyshi, Cesare, mesfushori sulmues luajti vetëm 24 ndeshje për klubin, pasi kaloi gjithë periudhën e formimit në klubin verior italian.

Pasuan huazimet te Spezia, Empoli dhe Monza, më këtë të fundit që blen lojtarin përgjithmonë, duke i dhënë fund kështu epokës së Maldinit te Milani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco