Barazim spektakolar në miqësoren amerikane mes Manchester Cityt dhe Barcelonës, skuadra që e mbyllën me rezultatin 2-2 takimin mes tyre.
Pjesa e parë ishte shumë e bukur dhe me gola. Pau Victor kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 24’, por kampionët e Anglisë rikthyen baraspeshën 15 minuta më vonë.
19-vjeçari Nico O’Reilly tundi rrjetën kundërshtare pas asistit fantastik nga kroati Gvardiol. Gjithsesi, Pablo Torre riktheu në avantazh ekipin e Hansi Flick në shtesat e së parë.
21-vjeçari finalizoi një zbritje shumë të bukur. Në pjesën e dytë pati festë për Jack Grealish, i cili vulosi barazimin 2-2 me goditjen potente në minutën e 60’. Moment kur Kovacic dhuroi “show” me driblimet dhe pasimin e tij.
Skuadrat iu drejtuan penalltive në fund, aty ku u treguan më të saktë lojtarët e Barcelonës. Ndërkohë, në kampin e Pep Guardiolës gabuan Phillips dhe Wright.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: