Humbja ndaj Milanit, justifikimi i Erling Haland: Lojtarët ishin të lodhur nga Europiani

Humbja ndaj Milanit, justifikimi i Erling Haland: Lojtarët ishin të lodhur nga Europiani

21:10, 28/07/2024

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haland ka folur pas miqësores së humbur kundër Milanit me shifrat 2-3.

Ai u shpreh se futbollistët janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta por edhe Europianit. 

“Ne të gjithë pamë në Kampionatin Europian se sa të lodhur ishin lojtarët. Mund të shihje nga niveli i tyre, mund të shihje nga fytyrat e tyre se sa të lodhur ishin nga futbolli, si të thuash. Sezoni do të jetë i tillë, ndoshta jo në fillim.

Disa nuk kanë bërë shumë pushime… Por kështu jemi, nuk mendoj se do të jemi të aftë për të gjitha ndeshjet. Mund të provojmë, por është e vështirë kur luan 70 ndeshje në sezon”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco