Paris 2024/ Mposhtet në finale, Distria Krasniqi fiton medalje të argjendtë

Paris 2024/ Mposhtet në finale, Distria Krasniqi fiton medalje të argjendtë

18:52, 28/07/2024

Distria Krasniqi ka marrë medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike të Parisit, pasi është mundur në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, e cila rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria zhvilloi një garë të shkëlqyer deri në finale, ku kërkonte medaljen e artë, por gaboi duke u mundur me pikë 1-0 nga xhudistja nga Uzbekistani. Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe e katërta në total. Në Tokio, Kosova mori dy medalje të arta në xhudo me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, ndërsa në Rio 2016 ishte edhe medalja e parë për Majlinda Kelmendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco